5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bie nga skelet, vdes një 45-vjeçar në Kamenicë

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, pasi është rrëzuar nga skelet.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi. Mësohet se rasti tragjik ndodhi sot rreth orës 13:45.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është inicuar si “vdekje aksidentale”.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datën 08.04.2023 rreth orës 13:45 stacioni policor në Kamenicë, nga qendra emergjente e spitalit rajonal të Gjilanit është njoftuar se aty ësht sjell  një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në shkollën e fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga konstruksioni i skeleve duke pësuar lëndime trupore, lëndime të cilave nuk ka arritur që të u mbijetoj.

Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim  me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img