Gjatë ditës së djeshme një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Viti.
Viktima mashkull ka rënë nga skelet prej 3-4 metra lartësi teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Siç bën të ditur policia i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës.