Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë derisa ishte duke punuar.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektorët e punës”, tha ai.
Hoxha tha se lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera.