Site icon PrishtinaPress

Bie nga ndërtesa një person në Fushë Kosovë, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë. 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”- ka thënë për Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ndërkohë, Kallxo.com ka publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur rasti.

Exit mobile version