Site icon PrishtinaPress

Bie nga lartësia, vdes punëtori i ndërtimtarisë në Prishtinë

Një punëtor i ndërtimtarisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 10:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka ndërruar jetën”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se viktima është mashkull i lindur në vitin 1973 me inicialet M.B.

Ai po ashtu ka thëne se Policia është duke u marrur tutje me rastin.

Exit mobile version