Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Në lagjen nr.3 një i moshuar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.