Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të mërkure në Spitalin e Trumës, për shkak të plagëve të marra në një incident.
Rreth mesditës, e mitura ra nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Besëlidhja” dhe për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua me helikopter në Tiranë, transmeton tch.
Për fat të keq dhe pavarësisht kujdesit të mjekëve, vajza nuk ka arritur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra në trup.