Një fëmijë nga fshati Kramovik është gjetur i vdekur sot në ujërat e Drinit të Bardhë.
Njoftimin e ka bërë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë postimi i Latifit:
Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.
Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.
Pusho në paqe, Odise!