-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bie në pranga 37-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se vodhi konserva me peshk tuna në vlerë të rreth 180 eurove

Vjedhjet e grabitjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa private, lokale biznesesh e shitore të ndryshme, janë shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Të dyshuarit në të shumtën e rasteve arrijnë që fillimisht të arratisen nga duart e drejtësisë.

Cak i një vjedhje rreth një muaj më parë kishte qenë edhe ‘Albi Market’ në bulevardin ‘Bill Clinton’, ku dy persona kishin hyrë atje dhe kishin vjedhur konserva me peshk tuna ‘Rio Mare’.

Vlera e dëmit ishte rreth 180 euro, teksa njësitë policore kishin marrë veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.

Gjatë ditës së djeshme është arritur që njëri nga ta të arrestohet dhe gjatë intervistimit në stacion policor, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 38-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img