Ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë komunën e Drenasit – një fëmijë njëvjeçar është mbytur pasi ka rënë në pishinë në fshatin Likoshan.
Rastin e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në, Ismet Bogiqi.
Bogiqi deklaroi se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq, ende nuk dihen detajet e tjera të ngjarjes.
Telegrafi ka provuar të flasë me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.