Dje në fshatin Kervasari të Malishevës një femër është raportuar e vdekur.
Siç njofton Policia, viktima në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka nxjerrë trupin e pajetë të viktimës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”