1.5 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Bie ndjeshëm imigracioni i paligjshëm në BE

Numri i kalimeve të paligjshme të kufijve të Bashkimit Evropian ka rënë në vitin 2017 me 60% në krahasim me një vit më parë, por mbetet ende i lartë, sipas shifrave të dhëna nga vendet anëtare.

Totali i këtyre kalimeve të kufirit ka arritur vitin e kaluar në 204 219 nga 511 074 në 2016 dhe 1,8 milionë në 2015”, sipas një raporti të Frontex të titulluar “Analiza e rreziqeve 2018” dhe publikuar në Varshavë ku ndodhet selia e agjencisë.

Kjo rënie është vënë re kryesisht në rrugën e Mesdheut lindor dhe rrjedhimisht dhe në atë të Ballkanit perëndimor dhe të Mesdheut qendror, ndërkohë që rruga e Mesdheut perëndimor ka regjistruar një rritje të ndjeshme.

“Megjithatë numri i kalimeve të kufirit tejkalon të gjitha shifrat para vitit 2014 dhe tregon se presioni në kufijtë e jashtëmm të BE-së mbetet i lartë”, thekson Frontex.

Në Mesdheun qendror, tendenca ka ndryshuar papritur në korrik 2017, pas gjashtë mujorit të parë ku niveli i migracionit kishte mbetur po aq i lartë sa në 2016, përcjell Atsh.

“Ky ndryshim, që shënoi në korrik në rënie me të paktën 50%, më pas në gusht me 30% , ndodhi kryesisht nga evolucioni i situatës së brendshme në Libi”, theksoi Frontex.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img