Presidenti amerikan, Joe Biden, ka fajësuar “jet leg”-un për performancën e tij të dobët në debatin e javës së kaluar, duke u thënë gazetarëve se ai “nuk e kishte bërë vendimin shumë të zgjuar” për “udhëtimin rreth botës disa herë” përpara debatit.
“Unë nuk e dëgjova stafin tim… dhe më pas gati sa më zuri gjumi në skenë”, tha ai.
Bideni, 81 vjeç, u kthye për herë të fundit nga udhëtimi më 15 qershor, gati dy javë përpara debatit të 27 qershorit.
Vërejtjet e presidentit vijnë mes panikut brenda partisë përpara zgjedhjeve të nëntorit për gjendjen e tij mendore dhe pasi një kongresmen nga Teksasi u bë ligjvënësi i parë demokrat në detyrë që i bëri thirrje atij që të tërhiqej pas debatit.
“Unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr”, tha përfaqësuesi Lloyd Doggett në një deklaratë të martën.