4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Biden thotë se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë shkaku i Putinit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin “nuk po bënte shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas dështimeve në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të dallonin mënyrën e ndaljes së Putinit, pohoi i pari i shtetit amerikan, raporton bbc.

“Për herë të parë që nga kriza e raketave kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore, nëse në fakt gjërat vazhdojnë në rrugën që kishin shkuar”, u tha Biden kolegëve demokratë.

“Ne nuk jemi përballur me perspektivën e Armagedonit që nga (John) Kennedy dhe kriza e raketave kubane”, pohoi ai.

Në vitin 1962, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik – nën presidentin Kennedy dhe Nikita Hrushov – iu afruan një përballje bërthamore rreth vendosjes së armëve të tilla ruse në Kubë.

Biden ishte në shtëpinë e James Murdochut në New York, djalit të manjatit të medias, Rupert Murdoch, për ngjarjen e mbledhjes së fondeve për demokratët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img