1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Biden thotë se Hamasi ka frikë nga të jetuarit në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se lejimi i vazhdimit të konfliktit në Gaza “do t’i jepte Hamasit atë që synon”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vazhduar duke thënë se Hamasi ka nisur sulmin më 7 tetor, ngase ka frikë më shumë se nga gjithçka, “nga jeta krah për krah në paqe në mes të izraelitëve dhe palestinezëve”, raporton BBC.

“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës do të thotë t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë”.

Ky qëndrim i tij ka ngjallur konfuzion, ku disa kanë pyetur nëse Biden po sinjalizonte zbutje të qëndrimit amerikan për konfliktin.

Biden paraprakisht kishte kundërshtuar armëpushimin, duke thënë se nuk do të sjellë paqe në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img