1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Biden shkon në Evropë për takimin vjetor të NATO-s

Presidenti Biden shkon të dielën në Britaninë e Madhe. Udhëheqësi amerikan do të takohet me Mbretin Charles dhe Kryeministrin Rishi Sunak. Lufta në Ukrainë do të jetë tema kryesore e bisedimeve në Londër ndërsa udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Lituani. Presidenti Biden do të pritet të hënën nga Kryeministri Sunak dhe më pas nga Mbreti Charles në Kështjellën Windsor.

Londra ka shtuar masat e sigurisë ndërsa Presidenti Joe Biden udhëton të dielën drejt Mbretërisë së Bashkuar. Udhëheqësi amerikan do të takohet me Kryeministrin Rishi Sunak dhe Mbretin Charles për herë të parë që kur u kurorëzua.

Udhëheqësi amerikan dhe Kryeministri Sunak do të zhvillojnë bisedime për një gamë të gjerë çështjes. Lufta në Ukrainë do të jetë tema kryesore e bisedimeve të të dy udhëheqësve përpara se të marrin pjesë në takimin e NATO-s në Vilnius, ku do të flitet lidhur me aspiratat e Kievit për t’u anëtarësuar në aleancë.

Në vitin 2008 udhëheqësit e NATO-s thanë se Ukraina e ka vendin në aleancë, por nuk kanë përcaktuar një udhërrëfyes, pavarësisht thirrjeve të forta për anëtarësim nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

SHBA dhe Britania e Madhe janë ndër mbështetësit më të fortë perëndimorë të Kievit. Disa analistët thonë se Londra ka ndikuar tek Uashingtoni lidhur me mbështetjen ushtarake për Kievin, përfshirë dërgimin e tankeve dhe përpjekjet për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të modelit F-16.

Britania e Madhe nuk arriti të sigurojë mbështetjen e Uashingtonit për të zgjedhur Sekretarin e Mbrojtjes Ben Wallace në krye të NATO-s, ndërsa u zgjat me një vit mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Marrëdhëniet transatlantike janë tendosur vitet e fundit si rezultat i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, një akt që zoti Biden thotë se e ka dëmtuar Britaninë.

Për Kryeministrin Sunak, vizita e Presidentit Biden ofron një lehtësim të shkurtër nga problemet me të cilat përballet vendi i tij si rezultat i një ekonomie të dobët dhe polemikave brenda partisë së tij. Si zoti Biden ashtu edhe udhëheqësi britanik përballen me zgjedhje vitin që vjen. /VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img