-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Biden: SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të shtunën se SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, pas fitores së Lai Ching në zgjedhjet presidenciale.

Lai Ching i partisë në pushtet DPP, është i njohur për mbrojtjen e identitetit të veçantë të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve territoriale të Kinës, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk e mbështesim pavarësinë…”, deklaroi Biden, kur u pyet për zgjedhjet e së shtunës në Tajvan.

Disa orë përpara se të hapeshin qendrat e votimit, Washingtoni kishte paralajmëruar “do të ishte e papranueshme” për “çdo” vend që të ndërhynte në zgjedhje.

Tajvani, një ishull fqinj që Kina pretendon si jo të pavarur, ka qenë një histori suksesi demokratik që nga mbajtja e zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta presidenciale në vitin 1996, kulmi i dekadave të luftës kundër sundimit autoritar dhe ligjit ushtarak.

SHBA-ja është mbështetësi dhe furnizuesi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit me armë, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike me ishullin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ia uroi fitoren Chingut në zgjedhjet presidenciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img