Site icon PrishtinaPress

Biden ripërsërit: Ne qëndrojmë me Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden hapi fjalën e tij duke thënë se sulmet u kryen nga “duart e përgjakshme të organizatës terroriste Hamas”.

“Ky ishte një akt i keq”, tha Biden, duke shtuar se më shumë se 1,000 civilë u “therën” në Izrael.

Biden konfirmoi se në 14 shtetas amerikanë u vranë.

Biden shtoi: “Në këtë moment, ne duhet të jemi të qartë. Ne qëndrojmë me Izraelin. Ne qëndrojmë me Izraelin.”

“Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet, ata përdorin civilët palestinezë si mburoja njerëzore”,-tha presidenti i SHBA-ve

Presidenti Biden vuri në dukje gjithashtu se Kongresit i është kërkuar të “ndërmarr veprime urgjente” për të financuar “kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë kritikë”. /Euronews albania

Exit mobile version