Biden refuzon debatin me Trump: Ai është ende sëmurë

44
Advertisement

Kandidati demokrat, Joe Biden deklaroi se presidenti Donald Trump duhet të anulojë debatin presidencial që pritet të mbahet javën e ardhshme, pasi sipas tij është ende i sëmurë me koronavirus.

Advertisement

Në këtë mënyrë, ai ka refuzuar debatin presidencial që është planifikuar, në 15 tetor në Miami në Florida.

“Unë mendoj se nëse ai është ende i prekur nga COVID-19, debati duhet anuluar, pasi situata është shumë serioze”, tha Biden.

Sakaq sipas ekspertëve mjekësorë, Presidenti Trump duhet të qëndrojë në izolim 10 ditë pas shfaqjes së simptomave.

PostAdssFotoja e reklamës