3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Biden pritet të vizitojë Poloninë në përvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë

Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj për të shprehur mbështetjen ndaj aleatëve një vit pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Vizita, e planifikuar për më 20-22 shkurt, vjen pas shfaqjes së shenjave të një pakësimi të mbështetjes për vazhdimin e ndihmës ushtarake dhe ekonomike prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. Ndërkohë, Rusia besohet se po planifikon një ofensivë të re në prag të përvjetorit të parë të fillimit të luftës dhe ka shtuar sulmet e saj me raketa ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile të Ukrainës në javët e fundit.

Joe Biden departs Los Angeles for Albuquerque

Nuk është ende e qartë nëse Presidenti Biden mund të tentojë të bëjë një vizitë në Ukrainë siç kanë bërë shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë dhe anëtarë të Kongresit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se administrata amerikane “do të vazhdojë të mbështesë popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Presidenti Biden vizitoi Poloninë disa javë pas fillimit të luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar, ku ai paraqiti argumentat e tij të forta mbi mbështetjen ushtarake për Ukrainën gjatë një fjalimi përpara Kalasë Mbretërore ikonike të Varshavës. Në atë kohë, Presidenti Biden tha për Putinin: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, megjithëse Shtëpia e Bardhë më vonë u tërhoq nga komentet që fillimisht dukeshin se ishin një thirrje për ndryshim regjimi në Moskë.

Zonja e parë Jill Biden kaloi shkurtimisht kufirin në një udhëtim në maj dhe takoi zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska. Presidenti Biden, si dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, kanë theksuar sfidat unike të sigurisë që mund të sjellë një vizitë e mundshme e një presidenti amerikan në një vend që po sulmohet nga Rusia, e cila ka armë bërthamore.

Presidenti Biden në dhjetor priti presidentin Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësi ukrainas më vonë përsëriti thirrjet për armë shtesë dhe mbështetje më të madhe perëndimore gjatë një fjalimi në Kongres./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img