5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Biden: Po shkoj në Kosovë që t’i siguroj aleatët se Trump është i pamatur

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph R. Biden Jr., ka paralajmëruar të hënën se Donald J. Trump, vetëm si kandidat për president, ka ngjallur rreziqet e konfrontimit të aleatëve amerikanë dhe personelit amerikan jashtë vendit.

Biden tha se në udhëtimin e tij në Kosovë dhe në Serbi, që do të ndodh sot e nesër, do të jetë i detyruar që t’i “risigurojë” aleatët se SHBA-të do të vazhdojnë angazhimin në NATO, duke u thirrur në komentet e Trumpit i cili tha se do t’i rivlerësojë raportet nëse zgjidhet, raporton NYT.
“Sepse janë të brengosur”, tha Biden, në paraqitjen e parë në fushatë përkrah Hillary Clintonit, transmeton Koha.net.
Ai tha se nëse i biri i tij Beau, i cili vdiq nga kanceri në tru vitin e kaluar, do të ishte duke shërbyer ende në Irak, do ta këshillonte atë se rreziku është rritur “për disa nuanca” për shkak të komenteve të Trumpit, të cilat kanë përfshirë sugjerime se Presidenti Obama ishte “themeluesi” i Shtetit Islamik.
“Turpërimi i këtij njeriu nuk ka kufi”, tha ai.
Biden tha se Trump ka demonstruar simpati për liderë brutalë si Saddam Hussein. “Ai do ta kishte dashur Stalinin”, tha Biden dy herë.
Zëvendëspresidenti amerikan tha se Trump është i pamatur, sa që nëse i biri i tij i ndjerë do të planifikonte të futej në administratën Trump, “do ta bllokoja me trupin tim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img