Presidenti i ShBA-së, ka zgjedhur admiralin Lisa Franchetti për t’i prirë marinës amerikane.
Ajo mund të jetë gruaja e parë që drejton marinën dhe e para për të qenë anëtare e Shefave të Shtabit të Përbashkët, raporton Deutsche Welle.
Në anën tjetër Franchetti mund të bëhet gruaja e dytë që drejton një degë të ushtrinë amerikane pas Linda Fagan, e cila gjithashtu kishte qenë ë dominuar e Bidenit vitin e kaluar.
“Përgjatë karrierës së saj, Adminrali Franchetti ka demonstruar ekspertizë në fushat operacionale dhe politikës”, ka thënë Biden.
Francheti ka 38 vjet përvojë në marinën amerikane dhe aktualisht është zëvendësdrejtoreshë e operacioneve.