17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Biden në fjalimin para amerikanëve: Tërheqja, mënyra më e mirë për të bashkuar vendin

Tërheqja e tij nga gara presidenciale, ishte mënyra më e mirë për të bashkuar vendin, sipas presidentit amerikan, Joe Biden.

Në fjalimin e parë drejtuar popullit amerikan, pas tërheqjes nga gara presidenciale, Biden tha nga Zyra Ovale, se tanimë do t’ia lërë stafetën brezit të ri.

Biden shtoi se me vendimin që mori, do të bashkojë demokratët.

“Unë e dua vendin tim më shumë. Ka qenë nderi im të jem president. Kjo punë e ndershme ka të bëjë me ju, për ju, për ne njerëzit. Nuk duhet ta harrojmë. SHBA është në pikë kthimi. Amerikanëve do të duhen të zgjedhin mes shpresës dhe urrejtjes”. 

“Mund të shohim ata që nuk janë dakord me ne si bashkatdhetarë. E di që ju njerëz të Amerikës, jeni komb i jashtëzakonshëm. Kur më zgjodhët, premtova se do të jem në një nivel me ju dhe do të tregoj të vërtetën. Çështja e shenjtë e këtij vendi është më e madhe se këdo prej nesh. Më duhet të bashkoj partinë time. Mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img