-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Biden miraton projektin për shpime nafte në Alaskë

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi së fundmi një projekt masiv shpimi për naftë në Alaskë, duke u tërhequr nga zotimi që kishte bërë gjatë fushatës dhe duke shkaktuar pakënaqësi të aktivistët e klimës dhe një pjesë e komunitetit indigjen atje.

Sipas kompanisë që mori të drejtën e zhvillimit të projektit, ConocoPhillips, do të mund të prodhohen deri në 180 mijë fuçi nafte në ditë (1 fuçi = 159 litra), do të krijohen 2500 vende të reja pune gjatë periudhës së ndërtimit dhe 300 vende pune afatgjatë.

Gjithashtu, përfitimet nga taksat do të arrijnë në miliarda dollarë për qeverinë lokale, atë federale amerikane dhe banorët e Alaskës.

Projekti parashikohet të realizohet në Rezervatin Kombëtar të Naftës në Alaskë dhe gëzon si rrallëherë në politikën amerikane të viteve të fundit mbështetje nga të dy partitë kryesore politike.

Rezervati ndodhen në një territor publik dhe sipas ekspertëve aty ndodhen rreth 600 milionë fuçi nafte.

Por sipas vetë vlerësimeve të administratës Biden projekti do të prodhonte edhe 9,2 milionë tonë gazra të dëmshëm në atmosferë, po aq sa do të sillte shtimi i dy milionë makinave me naftë në rrugët e planetit.

Por përveç miratimit nga të demokratët dhe republikanët e shtetit të Alaskës, si dhe për fiset native atje, të cilët pretendonin se vendet e punës që do të krijohen nga projekti ishin një domosdoshmëri për popullsinë atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img