Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të martën e 25 tetorit ka marrë një vaksinë tjetër kundër koronavirusit, e cila konsiderohet të jetë vaksina më e fuqishme për përballje me virusin Covid-19 dhe virusin Omicron.
Ai ka thënë se synon të nxisë më shumë amerikanë ta marrin vaksinën e fundit, shkruan Reuters.
Ndërsa, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean- Pierre, ka thënë se vetëm 20 milionë njerëz në SHBA kanë marrë vaksinën e përditësuar për COVID-19, gjatë javës së kaluar, që sipas saj, kjo shifër është e pamjaftueshme.
“Ne kemi nevojë që të gjithë të rriten dhe të marrin vaksinën e tyre të përditësuar sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë që javën e kaluar se 4.5 milionë amerikanë kanë marrë vaksinën vetëm gjatë javës së kaluar. Sipas saj, kjo ka qenë rritja më e madhe javore që nga fillimi i programit të vaksinimit.
Sa i përket presidentit Biden, ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në korrik, ndërsa në gusht dy herë kishte rezultuar negative, ka shkruar reuters.