Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po kalon simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë. Sekretarja e tij e shtypit, tha se presidenti amerikan është i vaksinuar, pasi ka rezultuar pozitiv për Covid dy herë më parë.
“Ndihem mirë,” u tha Joe Biden, gazetarëve.
Ai do të izolohet në shtëpinë e tij në Rehoboth, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
81-vjeçari, u pa më herët gjatë takimeve të fushatës në Las Vegas, por ka anuluar fjalimin më vonë.
Presidenti është filmuar duke u ngjitur në shkallët e Air Force One, shumë ngadalë. Shtëpia e Bardhë konfirmon infeksionin dhe shton se presidenti do të kthehet në Delaware, ku do të punojë i izoluar.
Ndërkohë, mjeku i tij siguron se simptomat e Joe Biden janë “të lehta”.
Temperatura e tij është më pak se 37 gradë dhe “presidenti ka marrë dozën e parë të Paxlovid”.