1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Biden ka një mesazh për Putinin: Ai ka llogaritur se mund ta ndajë NATO-n, por ka dështuar

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mendon se lideri rus, Vladimir Putin është befasuar kur ka zbuluar se nuk ka mundur të ndajë aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj agresionit në Ukrainë.

I pari i shtetit amerikan ka folur para mediave gjatë një udhëtimi në kryeqytetin polak, Varshavë, ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

“Unë jam i sigurt se Vladimir Putin po llogariste në aftësinë për të ndarë NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara”, tha ai.

“Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë – ne kemi qëndruar të gjithë së bashku. Unë mendoj se është kaq e rëndësishme që ne, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, të jemi në një hap së bashku”, pohoi 79-vjeçari.

Ai thotë gjithashtu se historia ka treguar rëndësinë që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

Theksojmë se presidenti amerikan paradite e sotme është takuar me zyrtarë të lartë shtetëror të Ukrainës dhe u ka premtuar mbështetje rreth mbrojtjes pas agresionit rus.

Ndryshe, Biden pritet që takojë gjatë ditës së sotme të takojë edhe disa refugjatë ukrainas që gjenden në Poloni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img