Site icon PrishtinaPress

Biden iu drejtohet amerikanëve: Ne mbështesim Izraelin, në pengjet e Hamasit ka edhe amerikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i është drejtuar kombit me një fjalim për përplasjet e fundit të armatosura në Rripin e Gazës.

“Ne qëndrojmë më Izraelin dhe kujdesemi që Izraeli të kujdeset për qytetarët e tij. Nuk ka shfajësim për terrorizmin. Hamas ofron vetëm gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Humbja e jetëve të thyen zemrën, Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të përgjigjet”, tha ai.

“Ne respektojmë ligjet e luftës, ato kanë një rëndësi, kanë një ndryshim,” shtoi ai.

“Qytetarët amerikanë po luten për familjet e prekura nga kjo mizori. Kjo është ajo që ne nënkuptojmë me tragjedi njerëzore,” tha ai, duke shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të “qëndrojnë të bashkuar” me Izraelin.

Biden gjithashtu bëri të ditur se të mbijetuarit e Holokaustit janë ndër ata që mbahen peng nga Hamasi. Të paktën 14 qytetarë amerikanë janë vrarë deri më tani, ndërsa mes pengjeve të marrë nga Hamas ka dhe shtetas amerikanë.

“Hamasi ka përdhunuar, sulmuar dhe ka rrëmbyer gratë si trofe. Prindërit kanë përdorur trupat e tyre si mburojë për të mbrojtur fëmijët e tyre”, shtoi Biden.

“Ne duhet të jemi të qartë: Ne qëndrojmë me Izraelin. Hamasi nuk ofron asgjë përveç terrorit dhe gjakderdhjes”, tha presidenti.

Gjithashtu ai deklaroi se SHBA-të do të rrisin ndihmën shtesë ushtarake për Izraelin.

Exit mobile version