2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Biden i shkruan Vuçiqit: Normalizojini marrëdhëniet me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Bideni, në një letër urimi me rastin e rizgjedhjes si President i Serbisë, ka kërkuar nga Vuçiq të ndërmarrë veprime për zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, duke përmendur kompromisin.

“Duke qenë se keni lënë prapa zgjedhjet, e inkurajoj Serbinë të bëjë hap para në promovimin e paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin dhe të ndërmarrë veprime proaktive, përfshirë kompromis kur është i nevojshëm – me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian”, i ka shkruar Biden presidentit serb.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që të angazhohen nga afër me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për ta arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në mesazhin që Bideni ia ka drejtuar Vuçiqit për Kosovën.

Në letrën drejtuar Vuçiqit, Biden e ka komentuar momentumin aktual në Evropë që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Biden po ashtu shkruan për raportet Beograd-Uashington, derisa e përgëzon Serbinë për votimin në OKB të rezolutës që dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën.

Aleksandar Vuçiq është rizgjedhur president i Serbisë më 3 prill, derisa betimin zyrtar në këtë post do ta bëjë më 31 maj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img