Site icon PrishtinaPress

Biden i merr në mbrojtje Finlandën dhe Suedinë pas kërcënimit rus, bën edhe një gjest interesant

Presidenti amerikan Joe Biden, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto ndërsa gjatë takimit me të e ka telefonuar edhe me kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson. Suedia dhe Finlanda s’janë anëtare të NATO-s, ndërsa para disa ditësh Rusia kërcënoi këto dy vende që mund të kenë pasoja ushtarake nëse ia mësyjnë anëtarësimit në aleancën veriatlantike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, tha se me presidentin e Finlandës ka biseduar për sigurinë në Evropë dhe se Suedia e Finlanda janë partnerë të vlerësuar mbrojtës për ShBA-në dhe NATO-n.

“Sot mirëprita presidentin e Finlandës Niisto në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për sigurinë evropiane. Gjatë takimit tonë, telefonova kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson për të disktutuar zgjerimin e bashkëpunimit tonë. Të dy shtetet janë partnerë mbrojtës të vlerësuar për ShBA-në dhe NATO-n”, ka shkruar presidenti Biden.

Exit mobile version