Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një konferencë përpara mediave ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Ai ka njoftuar se kjo gjë do të diskutohet në samitin e nesërm të NATO-s, ku 30 shtetet anëtare do të flasin për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin,
Ai gjithashtu ka bërë edhe një herë me dije se forcat amerikane nuk do të marrin pjesë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Do ta bëj të qartë. ShBA do të mbrojë çdo territor të NATO-s me të gjitha forcat tona. NATO sot është më e bashkuar se kurrë. Aleatët tanë të NATO-s kanë ngritur zërin dhe pjesa tjetër e NATO-s ka aktivizuar forcatëpr të siguruar mbrojtjen e përbashët dhe sot NATO do të aktivizojë një plan të përgjithshëm që të zhvendosë forcat kur dhe ku janë të nevojshme” ka deklaruar Biden.
Tutje, ai ka shtuar se kompanitë nuk duhet të shfrytëzojnë këtë rast për të ngritut çmimet e gazit dhe energjisë.
Ai ka dënuar agresionin rus, por ka thënë se Amerika nuk do të rrijë pa bërë asgjë nëse Shtetet e Bashkuara sulmohen nga Rusia.
“Përsëris paralajmërimin që bëra javën e kaluar. Nëse Rusia kryen sulme kibernetike ndaj nesh, ne jemi të përgaditur të përgjigjemi…ShBA dhe partnerët do të dalin më të fortë dhe më të vendosur kundër agresionit” shtoi Biden.
Ai gjithashtu paralajëmroi qe kjo gjë do t’i kushtojë Putinit.
“Zgjidhja e Putin për të bërë një luftë të pajustifikuar do ta nxjerrë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të Fortë… Nuk e di se çfarë po kërcenon Putin, di se çka ka bërë ai. Ai e di se çfarë po e pret atje… Ai ka ambicie të instalojë Bashkimin Sovjetik atje. Këto ambicie janë të kundërta me ato të Botës” tha tutje Biden.
Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të jenë pranë popullit ukrainas, duke u solidarizuar dhe duke iu ndihmuar me ç’të jetë e nevojshme.