1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Biden i jep leje Ukrainës që të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për të goditur objektivat në Rusi, por vetëm pranë rajonit të Kharkiv-it, kanë  zyrtarët, sipas mediave amerikane.

“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij që të sigurojë që Ukraina të jetë në gjendje të përdorë armët amerikane në Kharkiv, në mënyrë që të mund t’i kundërpërgjigjet forcave ruse që i godasin ose përgatiten për t’i goditur ato,” tha një zyrtar të paidentifikuar amerikan për politico.

Ndërsa politika e SHBA-së për të mos lejuar sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë nuk ka ndryshuar, sipas raporteve, Moska ka të ngjarë ta shohë masën e fundit si një përshkallëzim.

Forcat ruse kanë arritur një numër të vogël fitoresh në rajonin e Kharkivit në javët e fundit pas një ofensive të befasishme në këtë zonë, e vendosur në kufirin me Rusinë./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img