1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës Izrael-Hamas dhe se pamjet nga konlikti në Gazë janë dëshpëruese.

“Mbështes protestat paqësore”, u tha ai studentëve. Disa prej të diplomuarve kishin vënë shallin bardh e zi në shenjë solidariteti me çështjen palestineze. “Zëri juaj duhet dëgjur dhe u jap fjalën se do e bëj”, tha zoti Biden.

Ai tha ndër të tjera se në Gazë “po ndodh një krizë humanitare” dhe se kjo është arsyeja pse ai kishte bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar luftimet dhe për të liruar pengjet e marra nga Hamasi kur militantët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor.

Njoftimi i Kolegjit Morehouse se zoti Biden do të fliste në ceremoninë e diplomimit nxiti kundërshti mes fakultetit dhe përkrahësve palestinezë që nuk e mbështesin qëndrimin e Presidentit Biden lidhur me lufën.

Disa studentë të Kolegjit Morehouse shpërndanë në internet një letër ku kritikonin administratën për ftesën e zotit Biden dhe bënë thirrje që ftesa të anulohej.

Në letër pretendohej se qasja e zotit Biden ndaj Izraelit përbënte mbështetje për gjenocidin në Gazë dhe ishte në kundërshtim me parimet për paqe të shprehura nga ikona për mbrojtjen e të drejtave civile Martin Luther King Jr., i diplomuari më i njohur i Kolegjit Morehouse.

Sulmi i Hamasit në jug të Izraelit vrau 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 35,000 palestinezë në Gazë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, që kontrollohen nga Hamasi.

Ky fjalim dhe një tjetër që mban të dielën zoti Biden, është pjesë e përpjekjeve të fushatës së kandidatit demokrat për të komunikuar me votuesit me ngjyrë, mbështetja e të cilëve ndaj tij është zbehur.

Përkrahja e fortë e zgjedhësve afrikano-amerikanë e ndihmoi atë të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020.

Presidenti Biden uron Dwayne Allen Terrell, një nga të diplomuarit në Kolegjin Morehouse, 19 maj, 2024.
Pas fjalimit në Atlanta, të Xhorxhias ai shkon në Detroit të Miçiganit për një fjalim në një darkë të Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë, NAACP.

Xhorxhia dhe Miçigani janë mes pak shteteve që pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në atë që pritet të jetë një përballje mes demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump. Zoti Biden fitoi me një rezultat të ngushtë në Xhorxhia dhe Miçigan dhe ai ka nevojë që të sigurojë përsëri mbështetjen e fortë të votuesve me ngjyrë në të dyja shtetet.

Nga ana tjetër, dje kandidati republikan për president, Donald Trump zhvilloi një takim në Teksas, ku mori mbështetjen e Shoqatës Kombëtare të Armëve. Zoti Trump tha se do të mbrojë të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.

Ai kritikoi politikat e zotit Biden për kufirin amerikan dhe përsëriti zotimin e tij se nëse zgjidhet, do të urdhërojë operacionin më të madh të deportimit. Ai foli edhe mbi abortin dhe paralajmëroi republikanët që të mos mbajnë qëndrim ekstrem ndaj kësaj çështjeje.

“Mos harroni, flisni me zemër. Por po ashtu, mos harroni, duhet t’i fitojmë përsëri zgjedhjet”. /VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img