Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një mbledhje fondesh në Kaliforni e ka quajtur diktator presidentin kinez Xi Jinping.
Vërejtjet e tij vijnë një ditë pasi Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, u takua me Xi për bisedime në Pekin, të cilat kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive.
Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Blinken tregoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime.
Kina ende nuk i është përgjigjur komenteve të Bidenit.
Presidenti Biden, në mbledhjen e fondeve të martën mbrëma me orën lokale, tha gjithashtu se Xi ishte i turpëruar për tensionet e fundit rreth një tullumbaceje spiune kineze që ishte hedhur nga rruga mbi ShBA.