Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York është takuar me homologun e saj amerikan, Joe Biden dhe krerët e tjerë të lartë të vendeve të tjera.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka ndarë foto ku shihet me këto figura të larta, e veçanërisht merr vëmendjen mikpritja e Bidenit ndaj saj.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar e para e vendit.