Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet ta përdorë fjalimin e tij në Asamblenë e Pëgjithshme të OKB-së për të bërë thirrje që liderët botërorë të qëndojnë në krah të Ukrainës.
“Ne mblodhëm botën për të mbështetur Ukrainën dhe për të bashkuar NATO-n, sepse isha i bindur që në fillim se Putini po llogariste që NATO të mos ishte në gjendje të qëndronte së bashku dhe kjo do të mjaftonte për fitore”, tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën zgjedhore në New York.
Biden është kritikuar nga disa republikanë që duan që Washingtoni të shpenzojë më pak para në Ukrainë, raporton Aljazeera.com.
Në fjalimin e tij, Biden do të sqarojë se pse mbështetja e Ukrainës ka vërtet rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për ruajtjen e Kartës së OKB-së dhe idenë e sovranitetit dhe integritetit territorial, tha një zyrtar i lartë i administratës.