Site icon PrishtinaPress

Biden dhe gruaja e tij i vizituan zonat e prekura nga zjarret në Havana

Presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me gruan e tij, Jill i ka vizituar dje zonat që kanë të përfshira nga zjarret dy javë më parë në shtetin e Havanës.

Biden u tha të mbijetuarve nga zjarret se kombi “pikëllohet me ju” dhe premtoi se qeveria federale do të ndihmojë “për aq kohë sa të duhet”.

Ishulli Maui ka nisur operacionet e rikuperimit nga dëmet e shkaktuara nga zjarri më vdekjeprurës në ShBA në më shumë se një shekull.

Biden mbërriti në Maui 13 ditë pasi zjarri shkatërroi pjesën perëndimore të ishullit, duke vrarë të paktën 114 njerëz.

850 persona janë ende të zhdukur. Flakët lëvizën aq shpejt sa banorët dhe vizitorët u kapën në befasi. Shumë njerëz u bllokuan në rrugë ose u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar.

Biden dhe zonja e parë i ndërprenë pushimet e tyre njëjavore për të ngushëlluar të mbijetuarit e zjarreve sdhe për të parë nga afër dëmet.

Ata kaluan pjesën më të madhe të kohës në Lahaina, qyteti historik me 13,000 banorë që praktikisht u shkatërrua nga flakët.

“Ju të dini se vendi është i pikëlluar me ju, qëndron me ju dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ju ndihmuar të rikuperoheni, të rindërtoni dhe respektoni kulturën dhe traditat kur të ndodhë rindërtimi,” tha presidenti amerikan.

Biden është përballur me kritika nga disa republikanë, duke përfshirë kandidatin kryesor republikan për vitin 2024, Donald Trump

Exit mobile version