1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Biden del negativ me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë negativ me COVID-19. të shtunën, sipas një letre nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Kevin O’Connor, por ai do të vazhdojë të izolohet derisa të dalë negativ për herë të dytë.

“Presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”, ka shkruar O’Connor.

Presidenti rezultoi për herë të parë pozitiv me virusin më 21 korrik. Administrata tha se ai përjetoi vetëm simptoma të lehta, duke përfshirë lodhje, rrjedhje hunde dhe kollë, transmeton Klankosova.tv

Biden u largua shkurtimisht nga izolimi javën e kaluar, pasi u testua negativ më 27 korrik. Ai u rikthye në izolim pasi u testua sërish pozitiv më 30 korrik, në atë që O’Connor e përshkroi si një rast “rikthimi”.

Ai ka vazhduar të punojë gjatë sëmundjes së tij, duke përfshirë disa paraqitje publike, të distancuara në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarje virtuale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img