6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Biden bisedon sot me aleatët për Ukrainën, nuk planifikon të udhëtojë në Kiev

Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë sot me aleatët e Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar për luftën në Ukrainë – përfshirë edhe planet për izolimin e mëtutjeshëm të Rusisë, ka bërë të ditur zyra për informim e Shtëpisë së Bardhë.

“Bisedimet do të zhvillohen përmes një vide0-linku me aleatët dhe partnerët, për të diskutuar për përkrahjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet që Rusia të konsiderohet fajtore për të gjitha të bëmat në Ukrainë”, thuhej ndër tjera në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq gjatë javës së kaluar nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur se nuk ekziston ndonjë plan që Biden të udhëtojë për në Kiev. Madje është theksuar se në vend të tij mund të udhëtojë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndryshe Rusia ka filluar mbrëmë ofensivën e madhe në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, pasi ka dështuar ta marr nën kontroll Kievin dhe periferinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img