2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Biden bisedë telefonike me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Folën për situatën në Izrael dhe në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për “situatën në Izrael dhe në Gazë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Detajet e bisedës mes dy liderëve nuk janë publikuar, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të jap më shumë detaje më vonë, raporton Reuters.

Bisedimet u raportua se u zhvilluan pasi zyrtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe raportuan “sulme intensive nga dronët izraelitë në spitalin Al-Amal” në Khan Yunis – një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Izraeli këtë javë nisi sulme të reja në qytetin për të cilin thotë se është një bazë për luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur luftëtarët e grupit vranë 1.200 persona dhe morën peng afër 250 të tjerë. Afër 130 pengje Izraeli beson se ende janë nën robërimin e Hamasit. Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera.

Sulmi i Izraelit, një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurësve dhe më shkatërruese në historinë moderne, ka lënë të vrarë pothuajse 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë. Ofensiva izraelite po ashtu ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe mbi 80 për qind e popullsisë së territorit me 2.3 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij ushtarake në Rripin e Gazës ose të ndërmarrë hapa drejt krijimit të një shteti palestinez pasi të mbarojë lufta. Ky refuzim i tij shkaktoi menjëherë kritika nga Shtëpia e Bardhë.

Tensionet për këto çështje reflektuan një përçarje të madhe mes dy aleatëve lidhur me madhësinë e luftës së Izraelit dhe planet e tij për të ardhmen e territorit të rrethuar.

Deklarata e Netanyahut më 18 janar erdhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Izraeli nuk mund të ketë asnjëherë “siguri të mirëfilltë” pa një rrugë drejt pavarësisë palestineze. Më herët gjatë kësaj jave, Shtëpia e Bardhë po ashtu ka thënë se është “koha e duhur” që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij shkatërruese në Gazë./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img