-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

BIA serbe e mohon me propagandë se e ka torturuar Sanduloviqin, thonë se qëllimi është destabilizimi i Serbisë

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) mohoi akuzat se lideri i subjektit opozitar, Partia Republikane, Nikolla Sanduloviq, ishte subjekt i torturës, duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive dhe as ushtrim të forcës së paligjshme fizike ndaj Sanduloviqit.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish deklaroi se Sanduloviq ndodhet në paraburgim që nga java e kaluar, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Në deklaratën e lëshuar nga BIA më 10 janar u tha se ata ndërmorën aktivitete “me qëllim të sqarimit të aktiviteteve të kaluara të paligjshme të Sanduloviqit, të cilat prokurori kompetent i cilësoi si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

“Duke thënë gënjeshtra për sjelljet e supozuara të paligjshme të anëtarëve të BIA-s, Sandulloviq, duan të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin vendës dhe të huaj, të dëmtojnë reputacionin e BIA-s dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë së Republikës së Serbisë”, u tha në deklaratë, raporton rel.

Më 2 janar, Sandulloviq publikoi një video në X – që më herët njihej si Twitter – ku ai shfaqej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një ditë pas publikimit të videos në rrjetin X, avokati Çedomir Stojkoviq bëri të ditur se Sanduloviqi është arrestuar më 3 janar dhe se familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Institucionet e Bashkimit Evropian konfirmuan më 9 janar se po monitorojnë situatën dhe informacionet lidhur me arrestimin e Sanduloviqit.

Sandulloviq është president i Partisë Republikane që u themelua më 2015, por që nuk e ka kaluar pragun zgjedhor për t’u futur në Parlamentin serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img