Site icon PrishtinaPress

BIA serbe e malltreton dhe rrah brutalisht opozitarin serb që bëri homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviq i cili shprehu ngushëllime për masakrën e Prekazit në familjen Jashari dhe bëri homazhe në varrezat e tyre në fshatin Prekaz është rrahur e malltretuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA) pasi ishte arrestuar ditën e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili ka thënë se informacionet i ka marrë nga gruaja e Nikolla Sanduloviqit e cila i ka thënë se në mes të orës 16:00 dhe 20:00 ai ishte marrë kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurisë.

Gjatë kësaj periudhe, anëtarët e BIA-s e kanë rrahur dhe kanë ushtruar dhunë brutale ndaj tij dhe si rezultat, ai u mor nga aty dhe u dërgua në spitalin ushtarak në VMA ku u mbajt deri sot në orët e pasdites pa u lajmëruar familjarët ose avokatët, shkruan Paparaci.com.

Avokati Stojkoviq ka thënë se: “ky brutalitet i shërbimeve të sigurisë pason skenarin e librit I të Millosheviqit: Fillimisht, media e regjimit filloi një fushatë urrejtjeje (që ndodhi para se të arrestohej), më pas shërbimet e regjimit kryejnë dhunë dhe tortura ndaj një personi për të cilin publikut nuk i vije keq dhe është portretizuar si terrorist dhe atëherë ai person zgjohet i rrahur ose i vrarë.”

Stojkoviq ka thënë se ky liber u krijua dhe aplikua gjatë viteve të 90’ta kur presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte ministër i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit me ç’rast u dëmkosën anëtarët e opozitës së atëhershme.

Ai thotë se si pasojë e kësaj shumë njerëz u rrahën e disa edhe u vranë.

Në Serbi sapo kanë filluar vitet e nëntëdhjeta dhe ministri i atëhershëm i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit është presidenti aktual i Serbisë. Dhe i njëjti libër lojërash është përsëri në tavolinën e tij”, shkruan ai. /Paparaci.com/

Exit mobile version