Site icon PrishtinaPress

Beyonce vishet sërish nga dizajneri shqiptar, Valdrin Sahiti

Ylli i famshëm i muzikës pop, Beyonce, ka zgjedhur sërish stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin për paraqitjen e saj të radhës, në turneun “Renaissance”.

Lajmi është ndarë nga vetë Sahiti me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish. Talenti juaj i pakrahasueshëm vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, je një fener i vërtetë frymëzimi. Të jemi përgjithmonë mirënjohës”, tha ai në postimin e tij.

Exit mobile version