Roli i Beyonce Knowles si një diva e muzikës botërore mund të shndërrohet në rolin e mbretëreshës së xhunglës, në rast se këngëtarja pranon ta huazojë zërin e saj për luaneshën Nali në versionin e ri të filmit të animuar, “Lion King”.
Regjisori Jon Favreau tashmë ka kontaktuar me Beyonce, mirëpo për shkak të shtatzënisë ajo akoma nuk është e sigurt se a do ta pranojë rolin – bën të ditur Variety.
Mirëpo, meqenëse është fjala vetëm për huazimin e zërit, Favreau do të përpiqet ta bindë këngëtaren duke ia ofruar të gjitha kushtet që i kërkon gjatë incizimit të zërit.
Beyonce nuk është angazhuar në ndonjë film të animuar që nga viti 2009 kur kishe huazuar zërin për mbretëreshën Tara në “Epic”.
Filmi origjinal “Lion King” doli në vitin 1994 dhe vazhdon të jetë ndër filmat e animuar më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 968 milionë dollarë përfitime në gjithë botën.