Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Deputetët e rinj do të zëvëndësojnë deputetët e dorëhequr nga Lista Serbe pas vendimit për targa të Qeverisë së Kosovës.
Kryeparlamentari Konjufca ka lexuar para deputetëve aktin e betimit dhe nëntë deputetët e rinj janë ngritur në këmbë për betimin në detyrën e re./Prishtinapress/