6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Betim Osmani: Askush nuk është marrë me qytetarët në veri

Betim Osmani, kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare, beson që do të ketë rezultate pozitive në zgjedhjet e 23 prillit.

“Edhe pse ka pas thirrje për bojkotim nga shumë parti në Kosovë duke përfshirë Listën Serbe, besoj që shtyerja dhe bojkotimi i zgjedhjeve i konvenon më së paku qytetarëve të veriut, kështu që është një kohë e gjatë që kanë mbet pa institucione dhe pa mbështetje të institucioneve dhe ne si iniciativë qytetare e kuptojmë më së miri sepse jemi çdo ditë me qytetarët e veriut”, ka thënë Osmani në RTV Dukagjini.

Osmani ka thënë se pas 24 viteve ka shumë qytetarë që nuk i kanë pronat e tyre dhe sipas tij, ka shumë probleme që duhet të zgjidhen.Reklama

“Komplet kjo politika që ka ndodhë tash e 10 vjet kur janë mbajtë për herë të parë zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, është udhëheq nga politikanë që kanë punu për gjëra të mëdha, por në realitet me qytetarin nuk është marrë askush”, ka shtuar Osmani.

“Ne mendojmë si iniciativë që pushteti duhet të frikësohet nga qytetari jo anasjelltas siç ka ndodh me Listën Serbe që është duke e frikësu komunitetin serb,…ku qytetari ka qenë gjithmonë i shtypur…Ne mendojmë dhe shpresojmë që së shpejti do t’i aktivizojmë të gjitha komunitetet e Mitrovicës dhe jo vetëm ku pushteti do të frikësohet nga qytetari”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img