0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Betim Gjoshi: Ka shumë fakte se votimi nga jashtë vendit është i manipuluar në shumë raste nga Vetëvendosje

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kërkuar që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të ndalojnë manipulimin e diasporës.

Gjoshi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të kërkojnë falje publike, pasi kanë gënjyer dhe manipuluar diasporën.

“Diaspora është fuqi ekonomike dhe politike për Kosovën. Vullneti i saj nuk duhet të manipulohet nëpër skuta të partive politike. Të enjten Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj vërtetoi se Gjykata Supreme nuk ka vendosur sipas ligjit kur e ka detyruar KQZ-në t’i numëronte dhe t’i përfshinte në rezultate votat që kishin ardhur nga jashtë vendit pas afatit ligjor. Në bazë të të dhënave KQZ-ja i ka përfshirë në rezultate gati 7,000 vota pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje për t’i numëruar këto vota që kishin ardhur pas afatit ligjor. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e ka shkruar qartë”, thotë ai.

Gjoshi thotë se ka shumë fakte se votimi nga jashtë vendit është i manipuluar në shumë raste nga Vetëvendosje.

“Se sa e do Albin K. dhe Vetëvendosje Diasporën Shqiptare e kemi parë kur i barazonin Votat e Diasporës me Votat nga Serbia. Vetëvendosje dhe kandidatët e saj për Deputetë kanë paraqitur ankesa nëpër Gjykatat e Kosovës për t’i mbrojtur këto vota. E çuditshme se si një parti dhe një politikan si Albin K. që gjithë ditën flet për bashkim kombëtar (nejse tash e ka harruar) i mbronte Votat nga Serbia. Albin K. dhe Vetëvendosje që çdo ditë flasin për moralin në politikë, duhet t’i kërkojnë falje publike Diasporës Shqiptare të cilën e kanë gënjyer, manipuluar dhe keqpërdorur”.

“Shikojeni videon e aktivistëve të kësaj partie. Kjo video dëshmon se çka kanë bërë Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Ndjehem keq kur shoh të gjitha këto fakte se qysh janë manipuluar votat e Diasporës nga Vetëvendosje, Albin K. dhe institucionet heshtin”, tha ai.

Sipas tij, institucionet, Prokuroria, duhet kërkuar ndihmën e prokurorive nëpër vende nga ka pasur votim, për të hetuar për keqpërdorimet e Vetëvendosjes.

“Edhe sa video tjera që dëshmojnë manipulimin mund të ketë? Diaspora është fuqi ekonomike dhe politike për Kosovën. Vullneti i saj nuk duhet të manipulohet nëpër skuta të partive politike. #Mashtrues #Keqpërdorues”, ka shkruar Gjoshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img