Home Sport Beteja për Evropë, këto janë formacionet zyrtare të sfidës mes Gjilanit dhe...

Beteja për Evropë, këto janë formacionet zyrtare të sfidës mes Gjilanit dhe Dukagjinit

Gjilani dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë nikoqir të “Hithave” në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një seri pozitive prej dy fitoreve dhe një barazim, teksa synon të vazhdoj këto rezultate pasi është afër të siguroj një vend që i dërgon në garat evropiane.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka qenë i pafat në ndeshjet e fundit pasi ka pasur tri barazime radhazi pas dy fitoreve, por synon të vazhdoj me rezultate pozitive pasi imperativ i vetëm është një vend që i dërgon në Evropë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjilani: Koliçi; Islami, Jashari, Sinani, Hoxha; Ismaili, Ramadani; Cale, Bilalli, Zeka; Zabergja; 

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Syla, Basriu, Shala; Hugo, Salihu, Khomutov; Zulfiji, Marcelei, Merlaku; 

Exit mobile version