Nita Latifi ka qëndruar mbi 100 ditë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2.
Ajo solli momente të shumta gjatë kohës sa ishte brenda, ndërsa u vlerësua për karakterin, zërin dhe për sjelljen kundrejt konkurrentëve të tjerë.
Artistja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në “S’e luan topi”, ku ka folur për eksperiencën në BBVA.
E pyetur nga moderatorja për rrëfimin që bëri në shtëpi për tumorin në gji, Nita sqaroi tërësisht situatën dhe tha se kishte shumë frikë, pasi një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur më parë.
“Momentin që hyra në shtëpi, që në javën e dytë fillova të kem disa shqetësime të vogla. Frika ime më e madhe ishe që nuk e dija se çfarë po ndodh, ishte diçka e panjohur, kisha shtrëngime në gjoks, dhimbje të mëdha në gjoks që nuk më kishin ndodhur më herët. Kjo më bëri që të shqetësohem, u frikësova”, u shpreh ajo.
“Tani të gjithë e dimë sa është rritur numri i këtyre problemeve të ndryshme te gratë. Mendova edhe të dilja nga shtëpia, ai ka qenë momenti më i fortë më i vështirë i imi në shtëpi. Momenti kur unë kam vendos, kam thënë që dua të lë shtëpinë se shëndeti im është mbi të gjitha. Falë produksionit isha te një mjek që më tha se rezulton të jetë edhe për shkak të ndryshimit të klimës, rezultoi të ishte diçka për t’u mos u shqetësuar”, vazhdoi më tej Latifi.