Një nga këshilltarët e kryeministrit Haradinaj ka thënë se ky i fundit nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit turk, Erdogan.
Besnik Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se pozicioni i Erdoganit është tregues që kryeministri nuk e ka ditur dhe nuk është pjesë e filmit ‘Deportimi’, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë në facebook:
Dy çështje dua ti them:
Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.
Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’.